Përfundon në spital Jean-Marie Le Pen në Francë

Evropë

Përfundon në spital Jean-Marie Le Pen në Francë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 22:59
Jean-Marie Le Pen

Një nga themeluesit e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Jean-Marie Le Pen është shtruar në spital.

Sipas lajmit të kanalit francez BFMTV, Le Pen një nga themeluesit e Frontit Kombëtar (FN) të ekstremit të djathtë i cili më pas u ndryshua si Uniteti Kombëtar (RN), pas shqetësimeve është shtruar në spital.

Mjekët e 94-vjeçarit Le Pen që u shtrua në spital në orët e drekës, kanë thënë se situata e tij shëndetësore është “serioze”.

Bëhet e ditur se në spital kanë ardhur edhe familjarët e politikanit të ekstremit të djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat