Ish-gazetarja në televizionin shtetëror rus, Marina Ovsjanjikova, ka zbuluar mënyrën se si do të largohet nga pushteti presidenti rus Vladimir Putin.
"Unë mendoj se Ukraina do të fillojë të arrijë fitore të rëndësishme në vijën e parë dhe më pas elitat në Rusi do ta ndajnë më tej atë. Shikoni çfarë po ndodh tani... çfarë thotë Prigozhin.
Dhe pastaj Ramzan Kadyrov thotë edhe diçka tjetër. Shpresoj se ai sistem do të shpërbëhet nga brenda”, tha ajo.
Kur u pyet nëse elitat ruse mund ta rrëzojnë Putinin, Ovsyannikova tha se është shumë e vështirë sepse "nuk ka as një lider që mund të organizojë njerëzit" duke qenë se lideri i opozitës Alexei Navalny është në burg.