Motoçiklisti u mundua ta dëmtonte një veturë duke e goditur me shkelm, por e pësoi keq në Stamboll

Evropë

Motoçiklisti u mundua ta dëmtonte një veturë duke e goditur me shkelm, por e pësoi keq në Stamboll

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 08:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin turk.

Reklama

Një motoçiklist, i cili ka dashur të reagojë ndaj pronarit të veturës, i inatosur në trafik, ka vënë veten në rrezik në Stamboll.

Motoçiklisti dyshohet se ka thyer pasqyrën e mjetit duke e goditur me shkelma teksa po lëvizte pranë një automjeti me të cilin ishte zemëruar.

Mirëpo, motoristi, i cili si pasojë e kësaj lëvizjeje humbi ekuilibrin, doli jashtë kontrollit dhe u gjend në tokë.

Motoristi, i cili u tërhoq pak zvarrë, ngrihet pa asnjë lëndim në trup, raporton t24.

Këto momente në trafik u pasqyruan në kamerën e helmetës së burrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat