E rëndë në Selanik/ Miku i familjes përdhunoi 7-vjeçaren për 4 vite, e filmonte të zhveshur dhe e kërcënonte

Evropë

E rëndë në Selanik/ Miku i familjes përdhunoi 7-vjeçaren për 4 vite, e filmonte të zhveshur dhe e kërcënonte

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar është arrestuar sot në Selanik pas denoncimit të një 24-vjeçareje e cila ka treguar se është përdhunuar dhe kërcënuar vazhdimisht, kur ajo ishte vetëm 7 vjeç.

Burri u arrestua pas një ankese të bërë 15 vite më vonë nga vajza, ku zbulohet se ai e kishte mbajtur nën mbikëqyrjen e tij pasi ishte mik i familjes dhe e fotografonte të zhveshur duke e përdhunuar vazhdimisht.

Sipas voria.gr, gjithçka nisi në vitin 2006, si në Selanik ashtu edhe në Kavallë, ndërsa në vitin 2010 ai shantazhoi vajzën që t’i nënshtrohej dëshirave të tij, në të kundërt do postonte në internet fotot që kishte në kompjuter.

Ndaj 55-vjeçarit u ngrit një dosje nga Nëndrejtoria për Mbrojtjen e të Miturve pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut, për përdhunim, akte seksuale me të mitur nën moshën 12 vjeç, abuzim me të mitur nën moshën 12 dhe pornografi duke përdorur një të mitur nën moshën 12 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat