Serbia ia ndalon hyrjen në vend ish-ministres malazeze të Integrime Evropiane, reagon presidenti Milatoviq

Evropë

Serbia ia ndalon hyrjen në vend ish-ministres malazeze të Integrime Evropiane, reagon presidenti Milatoviq

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 10:39
Jovana Maroviq

Serbia njofton se ia ka ndaluar hyrjen në vend ish-ministres malazeze të Integrime Evropiane, Jovana Maroviq.

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti malazez Jakov Milatoviq, duke thënë se Maroviq nuk paraqet kërcënim për sigurinë.

“Jam i befasuar që asaj iu ndalua hyrja në Serbi, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e saj shumëvjeçar në sektorin civil si në vend ashtu edhe në rajon. Jam i sigurt që Jovana nuk është kërcënim për sigurinë”, thuhet në reagimin e Milatoviqit në rrjetin social X.

Për një kohë të gjatë, Maroviq ishte subjekt i shkrimeve të tabloideve në Serbi, për shkak të pikëpamjeve të saj të deklaruara publikisht, në të cilat ajo është sulmuar brutalisht nga këto medie.

Ajo ishte ministre e Integrimeve Evropiane të Malit të Zi dhe zëvendëskryeministre në Qeverinë e Dritan Abazoviq.

Maroviq dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat politike në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat