Edhe Turqia “pushtohet” nga uji, ja si paraqitet situata në Stamboll

Evropë

Edhe Turqia “pushtohet” nga uji, ja si paraqitet situata në Stamboll

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 10:20
Stamboll

Stuhi të ashpra shiu kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë, duke shkaktuar përmbytje që shkaktuan të paktën tetë të vdekur.

Në Stamboll, shirat e dendur përmbytën rrugë dhe shtëpi, duke shkaktuar të paktën 2 viktima, sipas një deklarate të guvernatorit.

Rreth një duzinë njerëz u shpëtuan pasi u bllokuan brenda një biblioteke, ndërsa disa stacione metroje u mbyllën.

Lumenjtë kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrugë dhe ura, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë.

Uji ka vërshuar në rrugët e Stambollit duke marrë para çdo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat