Kështu duket tuneli që të çon në depon e Gjykatës së Lartë, Abazoviq inspekton vendin

Evropë

Kështu duket tuneli që të çon në depon e Gjykatës së Lartë, Abazoviq inspekton vendin

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 12:45
Abazoviq viziton banesën nga është thyer tuneli për në Gjykatën e Lartë

Kryeministri në mandat teknik Dritan Abazovic, së bashku me ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme Marko Kovac dhe Filip Axhiq, si dhe drejtues të policisë, kanë vizituar sot banesën nga është thyer tuneli për në Gjykatën e Lartë.

Ai ka publikuar foto të tunelit.

Kujtojmë se, Policia në Mal të Zi tha të martën se po zhvillon hetime pas zbulimit të një tuneli nëntokësor që lidhë një ndërtesë apartamentesh me një depo të gjykatës aty pranë, në të cilën ruhen lëndë narkotike të sekuestruara dhe dëshmi të tjera të krimeve.

Tuneli u zbulua nën ndërtesën e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, tha ministri Brendshëm Filip Axhiç.

Image
Pamje nga tuneli

Kryetari i Gjykatës së Lartë Boris Saviç tha në një konferencë me gazetarë se në bazë ë kontrolleve të para “asgjë nuk mungon” në depo.

Ministri i Brendshëm tha se bëhet fjalë për një “aksion të planifikuar dhe të organizuar mirë, që është përgatitur prej muajsh dhe u ngjan filmave të aksionit”. Ai tha se apartamenti nga ku fillon tuneli nëntokësor ishte marrë me qira disa muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat