Ukraina sekuestron pasuritë e tre oligarkëve rusë nga “rrethi i brendshëm i Putinit”

Evropë

Ukraina sekuestron pasuritë e tre oligarkëve rusë nga “rrethi i brendshëm i Putinit”

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 18:54
Vulodimir Zelensky

Tre oligarkëve rusë u janë ngrirë pasuritë nga një gjykatë ukrainase për mbështetjen e tyre të supozuar për luftën.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës tha se asetet, në total mbi 17 miliardë hirvnia (438 milionë euro), ishin në pronësi të Mikhail Fridman, Pyotr Aven dhe Andrey Kosogov, të cilët mendohet se janë pjesë e rrethit të ngushtë të Vladimir Putin.

SBU tha se tre burrat kontribuan në “financimin në shkallë të gjerë të agresionit të armatosur të Federatës Ruse”.

Oligarkët nuk iu përgjigjën menjëherë pretendimeve.

Midis aseteve të ngrira janë të drejtat e korporatave të operatorëve të telefonisë celulare, një prodhues i ujit mineral dhe firmave financiare dhe të sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat