Sulm me thikë në një shkollë në Francë, vritet një mësues e plagosen dy persona tjerë

Evropë

Sulm me thikë në një shkollë në Francë, vritet një mësues e plagosen dy persona tjerë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë, thonë zyrtarët, shkruan BBC.

Gerald Darmanin, ministri i Brendshëm francez, tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme “Gambetta” në qytetin verior të Arras, ndërsa sulmuesi është arrestuar.

“Sulmuesi bërtiti ‘Allahu Akbar’, ose ‘Zoti është më i madhi’, gjatë sulmit”, tha policia për agjencinë e lajmeve AFP.

Ai dyshohet të jetë rreth të 20-tave.

Kanali francez BFMTV ka raportuar se edhe vëllai i sulmuesit është kapur nga policia.

Televizioni tha se personi i vrarë ishte një mësues i gjuhës frënge, ndërsa një mësues sporti gjithashtu u godit me thikë dhe u plagos.

Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesi ishte një ish-nxënës i shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat