I sëmurë me grip, Papa nuk do të bekojë turmën e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit

Evropë

I sëmurë me grip, Papa nuk do të bekojë turmën e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 12:44
Papa Françesku

Siç u bë e ditur pak më parë, për shkak të një forme të lehtë gripi, Papa Françesku nuk do të bekojë turmën e mbledhur sot në sheshin e Shën Pjetrit.

Ai do të qëndrojë në manastirin e Shën Martës, në Vatikan, ku jeton dhe do të thotë lutjen e Engjëllit, që i drejtohet Virgjëreshës, nga kapelja e manastirit.

Megjithatë, ditën e djeshme, Françesku iu nënshtrua një ekzaminimi.

Ai përjashtoi problemet e mundshme në funksionimin e mushkërive dhe pritet ta kapërcejë shpejt këtë problem të vogël shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat