Finlanda është gati të mbyllë edhe pikën e fundit kufitare me Rusinë

Evropë

Finlanda është gati të mbyllë edhe pikën e fundit kufitare me Rusinë

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Finlanda është e gatshme të mbyllë pikën e saj të fundit kufitare me Rusinë nëse Moska vazhdon t’i “shtyjë” emigrantët.

Kështu ka thënë kryeministri Petteri Orpo, sipas mediave të huaja.

“Ne kemi mbyllur të gjitha stacionet tona kufitare në kufirin lindor, përveç njërit dhe jemi gati të mbyllim të fundit nëse është e nevojshme”, u tha Orpo gazetarëve në Helsinki.

“Finlanda po mbron kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe kufirin e NATO-s. Ne nuk do të lejojmë që ky fenomen të vazhdojë”, shtoi ai.

Finlanda ka parë një rritje të azilkërkuesve që hyjnë pa viza përgjatë kufirit të saj prej 1,300 kilometrash (800 milje) me Rusinë, me rreth 800 kalime që nga gushti.

Dhe emigrantët janë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Reklama

Kjo ka bërë që Finlanda të mbyllë të gjithë vendkalimin kufitar, përveç kufirit më verior, në rajonin e largët të Murmansk në Arktik, gjatë dy javëve të fundit.

Zyrtarët finlandezë pretendojnë se Rusia po përpiqet të destabilizojë fqinjin e saj nordik, ndërsa Orpo javën e kaluar e quajti atë “një veprim sistematik dhe të organizuar nga autoritetet ruse”.

Ndryshe në prill, Moska paralajmëroi se do të merrte “kundërmasa… në aspektin taktik dhe strategjik” pasi e cilësoi vendimin e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n si një “sulm ndaj sigurisë sonë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat