Pema e Krishtlindjes bie mbi tre presona, të paktën një i vdekur në Belgjikë

Evropë

Pema e Krishtlindjes bie mbi tre presona, të paktën një i vdekur në Belgjikë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 10:10
Belgjikë

Një tragjedi ka ndodhur dje në Belgjikë pasi një pemë e Krishtlindjes e lartë 20 metra ka rënë mbi tre persona, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje.

Agjencia e lajmeve, Belga raporton se aksidenti ka ndodhur për shkak të një ere të fortë.

Tregu i Krishtlindjeve në Oudenaarde u mbyll pas incidentit ndërsa skena ku ndodhi tragjedia është rrethuar dhe një hetim është duke u zhvilluar.

Ajo që po përcaktojnë autoritetet policore është nëse pema e Krishtlindjes ka rënë për shkak të sigurisë së dobët.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet pema e Vitit të Ri duke u lëkundur para se të bjerë.

Mediat raportojnë se menjëherë pas aksidentit, rreth njëzet persona kanë ardhur për të ngritur pemën dhe kanë liruar dy persona, ndërsa i treti është shpëtuar më pas nga ekipet e shpëtimit. Pak më vonë, njëri nga tre viktimat ka ndërruar jetë në spital.

Mediat lokale cituan gjithashtu kryetarin e bashkisë të thoshte se shirat e dendur dhe erërat e forta rrëzuan pemën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat