E rëndë/ 18-vjeçari vret me gërshërë vëllain e vogël pas sherrit për rroba

Evropë

E rëndë/ 18-vjeçari vret me gërshërë vëllain e vogël pas sherrit për rroba

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 10:14
Thuhet se vëllai i madh ka marrë një palë gërshërë dhe ka goditur në gjoks vëllezërit e tij.

Një tragjedi familjare ka ndodhur mbrëmjen e së martës në kryeqytetin grek, kur një 16-vjeçar u vra në shtëpinë e tij.

Sipas ProtoThema , arrestimi i 18-vjeçarit në lagjen Nea Smyrni të Athinës u bë pas deklaratave të nënës dhe gjyshes së fëmijëve, të cilat thanë se mes dy vëllezërve ka pasur një sherr.

Thuhet se vëllai i madh ka marrë një palë gërshërë dhe ka goditur në gjoks vëllezërit e tij.

Dy gratë thanë se sherri filloi për rroba. 16-vjeçari thuhet se i mori disa rroba vëllait të tij pa e pyetur atë dhe dy fëmijët patën një sherr të egër brenda shtëpisë.

Teksa nëna dhe gjyshja po përpiqeshin t’i ndanin, 18-vjeçari ka marrë një palë gërshërë nga dhoma e gjumit dhe ka goditur me thikë në gjoks vëllain e tij.

Tragjedia u zbulua pak pas orës 21:00 kur fqinjët e familjes dëgjuan zëra nga banesa në rrugën Stadiou dhe njoftuan policinë. Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila e ka dërguar 16-vjeçarin në Spitalin Popullor, ku pak kohë më pas i ka ndërruar jetë plagëve të marra.

Sipas Proto Thema, fëmija ka pësuar plagë nga gërshërët në gjoks ndërsa në banesë ndodheshin nëna, gjyshja, vëllai i tij 18-vjeçar dhe një shok i tij. Të gjithë kanë deklaruar në polici dhe janë lënë të lirë, përveç vëllait të tij 18-vjeçar, i cili u ndalua në Repartin e Nea Smyrni dhe u arrestua përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat