Bllokohet Beogradi, ngriten tenda në të cilat do të qëndrojnë protestuesit kundër Vuçiqit

Evropë

Bllokohet Beogradi, ngriten tenda në të cilat do të qëndrojnë protestuesit kundër Vuçiqit

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 14:02
Pamje nga Beogradi

U ngrit kampi në rrugë, u bllokua kryqëzimi i Birçaninovës dhe Knez Milloshit, 24 orë pa trafik: Doli studenti i arrestuar Dushan Milesiq, kolegët e përshëndetën me duartrokitje.

Përfaqësuesit e studentëve, të cilët nisën protestat pas zgjedhjeve për shkak të parregullsive zgjedhore, sot kanë nisur bllokadën njëzet e katër orëshe në Beograd.

Protesta e studentëve nisi pikërisht në mesditë dhe siç thuhet, do të jetë një lloj kampi i ndarë në disa zona.

Njëri nga organizatorët e bllokadës, Nikolla Ristiq, tha për mediat serbe se për sot është planifikuar bllokadë 24 orëshe dhe se do të mblidhet në cep të rrugëve “Birçaninova” dhe “Kneza Millosh”.

“Ne po bëjmë një kamp në kryqëzimin me çadra dhe gjithçka që shkon me të. Do të kemi shumë përmbajtje kulturore, artistike dhe edukative. Presim në radhë të parë që Ministria t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës sonë. Vala e rebelimit mes të rinjve do të përhapet”, thotë ai.

Ai shton se gjatë ditës atyre do t’u bashkohen edhe organizatat mjedisore, si dhe studentët nga Novi Sadi të cilët sonte do ta kalojnë natën me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat