Mijëra veta protestojnë në Beograd me kërkesën për anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit

Evropë

Mijëra veta protestojnë në Beograd me kërkesën për anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 19:17
Protesta në Beograd

Mijëra veta protestuan të shtunën në Beograd me kërkesën për anulimin e zgjedhjeve që u mbajtën dy javë më parë për shkak të pretendimeve për mashtrime nga partia në pushtet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Në protestën e së shtunës që u organizua nga nisma qytetare joformale, "Pro glas", që është formuar nga personalitete të njohura publike, u kërkua që brenda gjashtë muajsh të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare dhe lokale në Serbi. Nisma kërkon së pari ndryshimin e procesit zgjedhor për të krijuar kushte për zgjedhje të drejta.

Disa pjesëmarrës thanë se po protestojnë kundër padrejtësive që ndodhen në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

“Unë jam gjithmonë e pranishme në këto protesta, sepse dua një jetë më të mirë, dua që institucionet e këtij vendi të bëjnë punën e tyre”, tha Ivana Grobiç.

“Mjaft me vjedhje, mjaft me jetën e vështirë. Nuk mund të bëjmë ndryshime ndryshe, vetëm me një numër të madh njerëzish (në rrugë). Unë po jap kontributin tim duke qenë këtu”, tha Gordana Kostiç.

Përkrahësit e koalicionit opozitar “Serbia Kundër Dhunës”, pohojnë se parregullsitë u identifikuan edhe ngavëzhguesit vendas e ndërkombëtarë në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, përfshirë ato për bashkinë e Beogradit.

Disa politikanë të opozitës ndodhen në grevë urie.

Protestës së sotme iu bashkuan edhe grupet e studentësh të cilët për 24 orë mbajtën të bllokuara disa rrugë në Beograd duke kërkuar që autoritetet të hapin listat e votuesve, pas pretendimeve se shumë njerëz që nuk jetojnë në Beograd kanë votuar atje.

Opozita i kërkoi javën e kaluar Bashkimit Evropian të hetojë rezultatet e zgjedhjeve pasi vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se votimet u mbajtën në "kushte të padrejta.

Hetimin e procesit të zgjedhjeve ka kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të cilët kanë bërë thirrje për bashkëpunim të autoriteteve serbe me misionin e OSBE-së, për t’iu dhënë përgjigje mangësive në proceset ev demokratike.

Protestat, që zakonisht fillojnë në orët e mbrëmjes, u përshkallëzuan fundjavën e kaluar kur një grup pjesëmarrësish u përpoqën të hyjnë me forcë në ndërtesën e bashkisë së Beogradit. Në përpjekje për t’i ndaluar, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për shpërndarjen e tyre.

Pushteti ka mohuar të ketë pasur keqpërdorime të votave dhe ngulë këmbë që zgjedhjet ishin të drejta, pavarësisht kritikave nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe atyre lokal të zgjedhjeve.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i ka përshkruar protestat si një përpjekje për rrëzimin e qeverisë me ndihmë nga jashtë, por pa dhënë asnjë provë për pretendimet e tilla.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha po ashtu pa dhënë asnjë provë se vendet perëndimore provuan të organizojn ënjë grusht shteti në Serbi pas zgjedhjeve parlamentare meqë Beogradi nuk u ëhstë bashkuara sanksioneve kundër Rusisë.

Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Moskën dhe ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat