Stuhitë e forta të borës shkaktojnë kaos në rrugët e Evropës

Evropë

Stuhitë e forta të borës shkaktojnë kaos në rrugët e Evropës

Më: 20 janar 2024 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Shumë qytete evropiane po përballen me ndërprerje të trafikut për shkak të rrugëve të rrëshqitshme nga stuhitë e forta të borës dhe temperaturave të ulëta, e sidomos Evropa e Jugut.

Në disa provinca spanjolle, janë mbyllur autostradat kryesore pasi vendi u përfshi nga stuhia Juan. Kjo stuhi ndikoi në uljen e temperaturave, ndërsa reshjet e dendura të borës e kthyen gjysmën e vendit në gjendje alarmante.

Për dallim prej Spanjës, në jug të Austrisë stuhive të borës po u paraprinë shiu, i cili ka bërë që rrugët e rrëshqitshme të shkaktojnë kaos në trafik.

Policia ka raportuar për disa aksidente, por pa të lënduar. Gjithashtu, edhe transporti hekurudhor është ndërprerë.

Vendet ballkanike si Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, dhe Sllovenia, kanë përjetuar stuhi të forta bore të cilat kanë dërguar në mbylljen e autostradave kryesore. Në disa zona të Sllovenisë janë raportuar reshje bore deri në 100 km/h. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat