“Greva e bardhë” fillon në Kroaci, gjyqtarët dhe prokurorët pezullojnë punën deri më 2 shkurt

Evropë

“Greva e bardhë” fillon në Kroaci, gjyqtarët dhe prokurorët pezullojnë punën deri më 2 shkurt

Më: 22 janar 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Gjyqtarët dhe prokurorët në Kroaci sot kanë nisur “grevën e bardhë”, e cila, siç është paralajmëruar, do të zgjasë deri më 2 shkurt, kohë gjatë së cilës do të punohet vetëm për lëndët me parashkrim.

Shoqata e Gjyqtarëve kroatë njoftoi më herët se nga sot do të fillojë një cikël të ri të masave paralajmëruese, duke deklaruar se janë në të njëjtën kohë të hapur për vazhdimin e bisedimeve me qeverinë.

Kësaj radhe atyre iu bashkuan prokurorët, të cilët nuk morën pjesë në grevën shumëjavore të vitit të kaluar.

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë miratimin e Ligjit për pagat dhe të drejtat materiale të zyrtarëve gjyqësorë, i cili përveç pjesës së ofruar aktualisht të të drejtave materiale, do të rregullojë plotësisht pagat dhe të drejtat e tjera materiale të zyrtarëve gjyqësorë, në përputhje me standardet e arritura në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ministri i Drejtësisë, Ivan Malenica, tha se gjyqtarët dhe prokurorët kanë marrë masa pasi kanë refuzuar propozimin e ministrisë dhe rritjen e të ardhurave neto për 700 euro, duke marrë përgjegjësinë për grevën dhe pasojat e saj.

Ministria hodhi poshtë edhe pretendimet e kryetarit të Gjykatës Supreme, se qeveria e vendos veten në pozitë superiore ndaj gjyqësorit dhe vepron si punëdhënëse e gjyqtarëve. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat