Brenda njësisë ukrainase, që armën kryesore e kanë dronin

Evropë

Brenda njësisë ukrainase, që armën kryesore e kanë dronin

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fluturaket pa pilot të njohur si dronë, janë bërë pjesë integrale e ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë.

Qindra sosh fluturojnë mbi pozicionet e ushtrisë ruse në lindje dhe jug të Ukrainës – madje fluturojnë 24/7.

Megjithatë dronët shpesh mund të rrëzohen apo edhe të mos godasin direkt në objektivin e planifikuar.

Shumica e këtyre dronëve që përdorën nga ukrainasit janë të lirë, dhe që modifikohen nga vullnetarët që u paraqitën qysh në ditën e parë të agresionit rus në Ukrainë, për ta mbrojtur vendin e tyre.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq njësinë e ushtrisë ukrainase, që me këta dronë kanë arritur t’i shkaktojnë dëme të mëdha ushtrisë ruse në rajone të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat