“Serbia është një qelbësirë – le të jetoj përjetë Mali i Zi”/ Ka deklaruar një pasues i Gjilasit

Evropë

“Serbia është një qelbësirë – le të jetoj përjetë Mali i Zi”/ Ka deklaruar një pasues i Gjilasit

Nga: F.B. Më: 29 janar 2024 Në ora: 11:28
Milan Grubetiç

Mediet serbe e kanë quajtur provokim dhe e kanë sulmuar shumë deklaratën e një pasuesi të Partisë së Gjilasit, i cili citohet të ketë deklaruar se “Serbia është një qelbësirë – le të jetoj përjetë Mali i Zi" , duke shtuar se ai ka goditur dhe poshtëruar atdheun e vetë, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Kjo është e tmerrshme, çfarë deklarojnë dhe çfarë porosie plasojnë nga opozita, e cila po pozicionohet me gjoks në dashurinë e saj ndaj Serbisë, ndërkohë që e poshtërojnë dhe e quajnë atë qelbësirë!

Pasuesi i Gjillasit dhe “patrioti serb” ka goditur ultë në atdheun e vetë, shkruan ky medium duke përsëritur se “Serbia është një qelbësirë – le të jetoj përjetë Mali i Zi".

Gazeta përkujton se Milan Grubetiç një nga dy kandidatët për këshilltar nga Lëvizje Serbe Dveri, të cilët janë arrestuar ditë më parë dhe janë marr në pyetje në stacionin policor, ngarkohen për shpërndarje të afisheve në të cilat përhapin dezinformata për partinë në pushtete SNS. 

Provokimet e tij , nga dita në ditë po bëhen më agresive, sikurse edhe të anëtarëve tjerë të partive opozitare, që kështu shprehin mllefin me rezultatet dhe humbjen në zgjedhje, shkruan “Alo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat