“Ndihmë po më…” – këto janë fjalët e fundit të biznesmenit grek para se ta vrisnin

Evropë

“Ndihmë po më…” – këto janë fjalët e fundit të biznesmenit grek para se ta vrisnin

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 20:42
Christos Gialia

Hetimet e policisë greke janë në zhvillim e sipër për identifikimin dhe arrestimin e ekzekutorëve të biznesmenit Christos Gialia i vrarë në mënyrë mafioze pasditen e së mërkurës në Mandra.

Një mik i biznesmenit është ai që po e ndiqte me automjetin e tij pak para se 59-vjeçarit t’i zinin pritë autorët, shkruan protothema.gr.

Ky është një dëshmitar vendimtar, pasi është i vetmi që mund të jepte një përshkrim më të detajuar të asaj që ndodhi në ato minuta vendimtare.

Sa i përket shokut të dytë të 59-vjeçarit, ky është një person me të cilin viktima dyshohet se fliste në telefon pak para se të qëllohej.

Sipas këtij personi, kur biznesmeni i pa agresorët, tashmë ishte vonë dhe gjithçka që ai arriti të thoshte ishte “Ndihmë, po më vrasin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat