Rusia ka rekrutuar 15,000 nepalezë për të luftuar në Ukrainë

Evropë

Rusia ka rekrutuar 15,000 nepalezë për të luftuar në Ukrainë

Nga: H.R. Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Ramchandra Khadka së fundmi u kthye në Nepal, ai është një nga shumë nepalezët që kanë luftuar për rusët në Ukrainë.

Ai flet për skenat e tmerrshme nga vija e frontit dhe se si tani i vjen keq për vendimin e tij për t'u bashkuar me ushtrinë e Kremlinit si një mercenar i huaj.

Ai bashkë me 15,000 burra nepalezë iu  janë bashkuar ushtrisë ruse pasi qeveria ruse vitin e kaluar njoftoi një paketë fitimprurëse për ushtarët e huaj, sipas CNN.

"Unë, nuk shkova në ushtrinë ruse për qejf, sepse nuk kisha asnjë mundësi pune në Nepal, edhe pse nuk ishte zgjedhja e duhur. Nuk e dinim do përfundonim kaq shpejt në vijën e frontit dhe sa e rëndë do të ishte situata, thotë Khadka.

Ai erdhi në Moskë shtatorin e kaluar, dhe vetëm pas dy javësh stërvitje, u dërgua në vijën e parë të frontit në Bakhmut. Udhëtimi i dytë në qytetin e shkatërruar nga lufta përfundoi me një plumb në kofshë dhe lëndime copëzash nga një bombë thërrmuese!

Nepali, pas 5 janarit ka pezulluar dhënien e lejeve të punës për shtetasit e tij për të punuar në Rusi deri në njoftimin e mëtejshëm, pas raportimeve për një numër në rritje të mercenarëve nepalezë të vrarë duke luftuar për ushtrinë ruse në Ukrainë.

Njëherit janë vendosur gjithashtu kërkesa më të rrepta për nepalezët që përpiqen të shkojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe me një vizë turistike, të cilën disa e kanë përdorur si një rrugë alternative për në Rusi.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për qytetarët tanë, që janë dërguar në zona lufte në situata të cenueshme”, thotë ministri i Jashtëm i Nepalit, N. P. Saud për CNN.

Qeveria e Nepalit thotë se rreth 200 shtetas të saj po luftojnë për ushtrinë ruse dhe se të paktën 13 nepalianë janë vrarë në zonën e luftës.

Megjithatë, politikani i opozitës dhe ish-ministri i jashtëm Bimala Rai Paudyal i tha parlamentit të vendit javën e kaluar se midis 14,000 dhe 15,000 nepalezë po luftojnë në vijën e frontit, dhe kërkoi nga autoritetet ruse të japin shifrat reale.

Katër shtetas nepalezë mbahen aktualisht si robër lufte nga Ukraina, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Nepalit.

Megjithatë, papunësia mes të rinjve në Nepal është e lartë dhe duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare me ushtrinë ruse, burrave u jepet një llogari bankare ruse, ku depozitohen të paktën 2000 dollarë paga mujore.

Shumë ushtarë thonë se fitonin deri në 4000 dollarë në muaj.

Një tjetër ushtar me të cilin foli CNN thotë se rekrutët me të cilët ai u stërvit në Rusi vinin nga i gjithë jugu global, ndër të tjera, nga Afganistani, India, Kongo dhe Egjipti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat