Greqia legalizon martesat brenda të njëjtit seks

Evropë

Greqia legalizon martesat brenda të njëjtit seks

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 23:17
Ilustrim

Greqia ka legalizuar martesat të të njëjtës gjini. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se ligji i ri “do të shfuqizojë një pabarazi serioze”. Por legjislacioni e ka ndarë vendin, me rezistencë të ashpër që udhëhiqet nga kisha e fuqishme ortodokse greke.

Projektligji kishte nevojë për një shumicë të thjeshtë për të kaluar në parlamentin prej 300 anëtarësh.

Parlamenti grek e miratoi projektligjin për martesat e personave të të njëjtit gjini nga 300 deputetë , votuan 254, 176 pro, 76 kundër dhe 2 abstenuan.

Votimi është vlerësuar si historik nga organizatat LGBTQ në Greqi. Pesëmbëdhjetë nga 27 anëtarët e Bashkimit Evropian kanë legalizuar tashmë martesat e të njëjtit seks. Është e lejuar në 35 vende të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat