Droni rus godet një kamion në Nikopol të Ukrainës, humb jetën një person

Evropë

Droni rus godet një kamion në Nikopol të Ukrainës, humb jetën një person

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 16:55

Një dron rus hodhi eksploziv drejtpërdrejt në një kamion në Nikopol të Ukrainës, në rajonin e Dnipropetrovsk, sipas guvernatorit rajonal, Serhii Lysak.

Ai përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se burri i cili i vra në këtë sulm ishte 57-vjeçar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, n jë person raportohet se është plagosur në sulmet ruse në Kostyantynivka.

Ukraina tha se shkatërroi 16 nga 18 dronë sulmues të nisur nga Rusia gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat