Sindikatat, protestë jashtë zyrave të hekurudhës greke: Zbardhni aksidentin e Tempit!

Evropë

Sindikatat, protestë jashtë zyrave të hekurudhës greke: Zbardhni aksidentin e Tempit!

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 09:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Qindra protestues u mblodhën paraditen e së mërkurës jashtë zyrave të hekurudhave greke, ku kërkojnë zbardhje të aksidentit që iu mori jetën 57 vetëve, kryesisht të rinj që ktheheshin nga festimet e karnavaleve.

Sindikatat kërkuar vënien para përgjegjësisë së fajtorëve të vërtetë që fshihen nen pushtetin politik dhe jo vetëm nënpunësve të nivelit të ulët, sikundër ka ndodhur deri tani.

Sindikatat denoncuan mungesën e fondeve dhe programeve të investimeve të cilat sipas tyre bënë që të mos funksionojnë mekanizmat parandaluese të tragjedisë.

Në vazhdim, protestuesit do t’i drejtohen sheshit para parlamentit ku do ti bashkohen protestuesve që marrin pjesë në grevën e përgjithshme të organizuar prej sindikatës së përgjithshme pan helenike ADEDY.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat