Shqetësimet e Sunak: Demokracia në shënjestër të ekstremistëve

Evropë

Shqetësimet e Sunak: Demokracia në shënjestër të ekstremistëve

Më: 1 mars 2024 Në ora: 23:55
Sunak

Kryeministri britanik Rishi Sunak paralajmëroi se demokracia është në shënjestër të ekstremistëve.

Duke folur jashtë dyerve të Downing Street, rezidenca dhe zyra e kryeministrit, shefi i qeverisë britanike paralajmëroi për situatën aktuale në BM, pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

”Fitorja e George Galloway në zgjedhjet e parakohshme në Rochdale ishte më shumë se alarmante. Në javët dhe muajt e fundit, ne kemi parë një rritje tronditëse të trazirave dhe krimit ekstremist”, tha ai në një fjalim drejtuar kombit.

Ajo që filloi si një protestë në rrugët tona është kthyer në frikësim, kërcënime dhe akte të planifikuara dhune. Fëmijët hebrenj ndihen të frikësuar nga veshja e uniformës së shkollës nga frika se do të zbulohet identiteti i tyre. Gratë myslimane dhunohen  në rrugë për shkak të veprimeve të një grupi terrorist me të cilat nuk kanë lidhje. Demokracia jonë është një objektiv”, shtoi Sunak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat