Vuçiç mobilizon serbët me shprehjen “duan të na marrin shtetin”

Evropë

Vuçiç mobilizon serbët me shprehjen “duan të na marrin shtetin”

Nga: F.B. Më: 4 mars 2024 Në ora: 11:07
Aleksander Vuçiq

“Po duan të na marrin shtetin, ne nuk duam të jemi shefa të askujt, por as shërbëtorë përveç t'i shërbejmë popullit tonë”, kjo është porosia që Vuçiç ju drejtoi pjesëmarrësve në tubimin e SNS në Beograd, që do përsëriten pas parregullsive të vërejtura, shkruan “Pink” transmeton “Bota Sot”.

Me të deklaruar se zgjedhjet përsëriten në Beograd ai, ka tubuar SNS, ku mësohet se i ka kritikuar dhe pyetur sa vota do merrnin mos të ishte ai bartës liste, tubimi u mbajt në Qendrën sportive në Vozhdovc.

“Po duan të na marrin vendin, duan të anulojnë shtetin e Serbisë, ne nuk duam shefa në vendin tonë, sikur që nuk duam as të jemi shërbëtor të askujt, përveç popullit” ka deklaruar Vuçiç sipas “Pink”.

Tubimi ishte thirr nga Këshilli i SNS së Qytetit Beograd përfshirë komunat dhe zyrat e vendit si përgatitje të zgjedhjeve që do të përsëriten.

Në këtë tubim kanë marr pjesë përveç kryetarit të partisë Vuçeviç edhe kryeministrja Brnabiç dhe dy nënkryetarët Shaçiç që është kryetar i Beogradit dhe Orliç, kryetari i Kuvendit të Serbisë.

Vuçiç citohet se ka thënë se duhet patjetër të fitohen zgjedhjet në Beograd me qëllim të vazhdimit të trendit të zhvillimit dhe ecjes përpara të vendit, duke mos përjashtuar edhe koalicione parazgjedhore me partner si SPS të Daçiçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat