Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Gjermani, 4 të vdekur dhe 15 të lënduar

Evropë

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Gjermani, 4 të vdekur dhe 15 të lënduar

Më: 4 mars 2024 Në ora: 19:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër persona kanë humbur jetën dhe rreth 15 janë lënduar pasi zjarri ka përfshirë një shtëpi të moshuarish në Gjermani. Rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, departamenti i zjarrfikësve në Qualburg, Bedburg Hau në shtetin North Rhine-Ëestphalia të Gjermanisë, iu përgjigj raporteve për një zjarr në shtëpinë e kujdesit “House Simon”.

Departamenti i zjarrfikësve tha se ata duhej të kryenin një shpëtim të guximshëm, në të cilin disa nga dritaret duhej të thyheshin për të arritur tek banorët e bllokuar brenda. Por flakët ishin përhapur aq shumë në ndërtesën dykatëshe, saqë disa prej zonave nuk mund të aksesoheshin.

Raportimet thonë se 32 nga dhomat e shkatërruara tani janë të pabanueshme. Disa banorë u trajtuan për lëndime të lehta, ndërsa të tjerët u dërguan me urgjencë në një spital lokal për trajtim urgjent.

Njësia zjarrfikëse po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Qyteti me 13 mijë persona i Bedburg-Hau ndodhet në Rhine të Poshtëm në Kleve, i cili është afër kufirit holandez, shkruan Mirror. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat