Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Putin thotë se trupat ruse do të vendosen në kufirin finlandez

Evropë

Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Putin thotë se trupat ruse do të vendosen në kufirin finlandez

Më: 13 mars 2024 Në ora: 10:22
Putin thotë se trupat ruse do të vendosen në kufirin finlandez

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se do të dërgojë trupa në kufi me Finlandën, pasi kjo e fundit u anëtarësua në NATO.

“Ky është një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave të tyre kombëtare”, u shpreh Putin në një intervistë të dhënë, shkruan Skynews.

“Ne nuk kishim trupa atje [në kufirin finlandez], tani ata do të jenë atje. Nuk kishte sisteme shkatërrimi atje, tani ato do të shfaqen.”

Putin e përmendi edhe një herë perspektivën e një lufte bërthamore me Perëndimin.

“Nga pikëpamja ushtarako-teknike, sigurisht që jemi gati”, tha ai.

“Armët ekzistojnë për t’i përdorur ato. Ne kemi parimet tona”, tha Putin.

Megjithatë, ai më vonë u shpreh se përdorimi i armëve të tilla nuk ishte dëshira e Kremlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat