Ukrainasit pas sulmeve ruse të depove të naftës - me pasoja ‘të rëndësishme’

Evropë

Ukrainasit pas sulmeve ruse të depove të naftës - me pasoja ‘të rëndësishme’

Më: 13 mars 2024 Në ora: 11:25
Pamje nga lufta në Ukrainë

Shërbimi ukrainas i sigurisë ishte pas një vale tjetër sulmesh me dron në rafineritë ruse të naftës gjatë natës, ka thënë një burim ukrainas për Reuters.

Sulmet në Ryazan, Kstovë dhe Kirishi ishin pjesë e një shtytjeje më të gjerë për të penguar potencialin ekonomik të Rusisë, thanë ata.

“Duke gjykuar nga videot në internet, pasojat ishin mjaft domethënëse”, shtoi burimi.

Tutje thuhet se forcat e mbrojtjes ukrainase kishin lëshuar drone në një bazë ajrore ruse në Buturlinovka dhe  në një aeroport ushtarak në rajonin e Voronezh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat