LIVE: Ushtria e Putinit nuk ndalet, vjen paralajmërimi i fuqishëm: Rrezik nga Lufta e Tretë Botërore nëse…!

Evropë

LIVE: Ushtria e Putinit nuk ndalet, vjen paralajmërimi i fuqishëm: Rrezik nga Lufta e Tretë Botërore nëse…!

Nga: Bota sot Më: 15 mars 2024 Në ora: 08:55 Përditësuar në ora: 17:17 më 15.03.2024
Pamje nga lufta në Ukrainë

Deklarata e Macron për trupat në Ukrainë, paralajmëron sërish Moska: Presidenti francez të heqë dorë nga ‘ëndrrat e çmendura”

Deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për dërgimin e trupave në Ukrainë, ka sjellë një tjetër reagim të ashpër nga Moska.

Është shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse Sergei Naryshkin që ka komentuar këto deklarata të Macrvon duke i cilësuar si ‘ëndrra të çmendura paranojake’.

“Presidenti francez Emmanuel Macron ka “ëndrra" të çmendura e paranojake për luftën në Ukrainë. Unë them se ai duhet të heqë dorë nga këto ëndrra”, kështu është shprehur shefi i shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse.

Macron gjithashtu ka thënë se Franca kurrë nuk do të niste një ofensivë kundër Rusisë dhe se Parisi nuk është në luftë me Moskën, pavarësisht faktit që Rusia ka nisur sulme agresive ndaj interesave franceze në dhe jashtë Francës.

“Regjimi i Kremlinit është kundërshtar ”, tha Macron duke refuzuar që ta quajë armike Rusinë. Ai po ashtu tha se Putini po bën kërcënime për sulme me armë bërthamore, të cilat sipas tij, nuk janë deklarata të duhura.

Macron tha se Ukraina gjendet në një situatë “të vështirë” në terren dhe se ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga aleatët.

“Paqja nuk do të thotë kapitullimi i Ukrainës. Nëse do paqe nuk nënkupton mposhtje. Paqja nuk nënkupton që të heqim dorë nga Ukraina”, tha ai.

Trupat e NATO-s në Kiev? Ministri i Jashtëm Italian: Do të rrezikonte luftën e Tretë Botërore

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka një qëndrim kundër përfshirjes së NATO-s në luftën në Ukrainë.

Sipas tij NATO nuk duhet të hyjë në Ukrainë, pasi kjo do të rrezikonte një luftë të tretë botërore.

“Unë besoj që NATO nuk duhet të hyjë në Ukrainë dhe shpresoj që të mos ndodhë.

Të hysh dhe të bësh luftë kundër Rusisë do të thotë të rrezikosh Luftën e Tretë Botërore”, ka thënë ndër të tjera Tajani.

SHBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i japë Rusisë raketa balistike

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar Iranin se ekonomitë e mëdha perëndimore do të vendosin sanksione të reja ndaj Teheranit nëse shtyn përpara planin për t’i ofruar raketa balistike Rusisë, për luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, për muaj të tërë ka ngritur alarmin se Rusia po kërkon nga Irani raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, pasi që Moska po përballet me sfida për të mbushur furnizimet e saj të armëve.

SHBA-ja ende nuk ka konfirmuar se raketat janë dërguar nga Irani në Rusi. Por, zyrtarët amerikanë janë alarmuar nga deklaratat e zyrtarëve iranianë që sugjerojnë se një marrëveshje për këtë çështje do të ndodhë shpejtë.

Një veprim që Grupi i Shtatë ekonomive më të mëdha në botë (G7) po punojnë është që t’ia ndalojnë Iran Air – kompanisë shtetërore të fluturimeve – që të fluturojë për në Evropë, tha një zyrtar i lartë i administratës Biden. Ky zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, nuk tregoi se çfarë sanksionesh do të mund të vendoseshin ndaj Teheranit, por tha se një vendim i mundshëm do të mund të cilësohej si “masa të rëndësishme” ndaj Iranit.

SHBA-ja dhe Evropa veçse kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit, duke shënjestruar individë, por edhe duke kufizuar qasjen e shtetit në tregti, shërbime financiare, energji, teknologji dhe sektorë të tjerë. Sanksionet ndaj Iranit janë më të ashprat që SHBA-ja ka vendosur ndonjëherë ndaj ndonjë shteti, pasi mijëra individë dhe entitete janë shënjestruar.

Në janar, administrata e Bidenit tha se zyrtarët amerikanë të inteligjencës kishin përcaktuar se marrëveshja Rusi-Iran ende nuk është kompletuar, por kishte shqetësime se negociatat e Rusisë për të marrë raketa nga Irani po avanconin në mënyrë aktive.

Në shtator, sipas Shtëpisë së Bardhë, Irani priti ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për t’i treguar sisteme të raketave balistike.

SHBA-ja dhe shtetet e tjera kanë ndërmarrë hapa që synojnë të pengojnë furnizimet, shitjet apo transferet e pajisjeve për raketat balistike të Iranit.

Administrata Biden vazhdimisht ka ngritur çështjen se Kremlini është bërë i varur nga Irani dhe Koreja e Veriut për armët që i duhen për të luftuar kundër Ukrainës.

Rusia ka marrë dhe ka përdorur raketa balistike të Koresë së Veriut kundër Ukrainës. Zyrtarët ukrainas, megjithatë, kanë thënë se raketat verikoreane që lëshohen nga forcat ruse shpesh nuk qëllojnë caqet.

Rusia po ashtu ka pranuar dronë sulmues nga Irani, sipas Shtëpisë së Bardhë. Administrata Biden po ashtu ka akuzuar Teheranin se e furnizon Rusinë me materialet e nevojshme për prodhimin e dronëve në një fabrikë në lindje të Moskës./rel

Të paktën 16 të vrarë nga sulmet ruse në Odesa dhe Vinitsja

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas sulmeve me dronë dhe raketa në rajonet ukrainase të Odesës dhe Vinitsjas, thanë zyrtarët lokalë më 15 mars. Ndërkaq, në rajonin kufitar rus të Belgorodit dhe një rafineri në rajonin Kaluga raportohet se janë shënjestruar sërish nga dronët dhe raketat.

Sulmet me raketa ruse në Odesa lanë të vrarë 14 persona dhe plagosën të paktën 46 të tjerë, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleh Kiper, në një postim në Telegram.

“Si rezultat i sulmeve ruse me raketa, 14 persona janë vrarë, përfshirë banorë lokalë, një mjek dhe punëtorë të shpëtimit”, tha Kiper, duke shuar se në mesin e 46 të plagosurve ishin edhe shtatë punëtorë të shpëtimit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se ka hapur rast për këto sulme, duke shtuar se ka dëme në infrastrukturën civile, ndërtesa dhe makina.

Më herët gjatë ditës, një sulm me dronë në një ndërtesë në Vinitsja, la të vrarë dy persona dhe plagosi katër të tjerë.

Në Rusi, shtet që po mban zgjedhjet treditore presidenciale, u raportua për sulme të dyshuara ukrainase me dronë dhe raketa në rajonin kufitar të Belgorodit.

Ky rajon, sipas zyrtarëve lokalë, ka qenë cak i sulmeve ukrainase për ditë me radhë. Sulmet e fundit kanë plagosur dy persona dhe kanë shkaktuar dëme në disa ndërtesa banimi, duke penguar edhe procesin e votimit, shkroi në Telegram guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov.

Ndërkaq, kanali Baza në Telegram, që ka lidhje me shërbimet ruse të sigurisë, raportoi për zjarr në një rafineri në rajonin Kaluga. Zjarri raportohet se u shkaktua nga rrëzimi i një droni nga sistemet ajrore ruse.

Një burim ukrainas i inteligjencës i tha agjencisë Reuters se sulmi me dron në rafinerinë në Kaluga ka shkaktuar dëme dhe prapa sulmit qëndron shërbimi ushtarak i inteligjencës së Ukrainës. Ky pretendim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Në ditët e fundit, dronët ukrainas kanë shënjestruar infrastrukturën e energjisë në rajonet ruse, përfshirë rafineri të naftës në rajonet e Rjazanit, Nizhni Novogrodit dhe Leningradit./REL

“Po digjet bukur”: Pamje që tregojnë se si luftëtarët rusë pro-Ukrainës hedhin në erë depot e municioneve të Putinit

Një njësi ruse pro-ukrainase tha të enjten se luftëtarët e saj shkatërruan dy nga depot e municioneve të Moskës në rajonin Kursk të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, Legjioni i Lirisë së Rusisë (LSR), një grup vullnetar i milicisë që po lufton përkrah ukrainasve në luftën me Rusinë, ndau të enjten një video në llogaritë e saj sociale që thuhet se tregon momentin e shkatërrimit të depove të municionit.

Grupi tha se magazinat ishin në fshatin Tetkino në Rusinë jugperëndimore.

“Ndërsa ushtria e Putinit po shkatërron shtëpitë e civilëve, artileritë e Legjionit shkatërruan dy depo municionesh të Putinit në Tetkino”, shkroi LSR në një postim krahas videos në X (ish-Twitter). “Po digjet bukur”.

LSR është një nga disa njësi paraushtarake vullnetare ruse që luftojnë në emër të ukrainasve kundër trupave të Moskës.

Grupi tha të martën se luftëtarët e tij, së bashku me anëtarët e grupit të milicisë së Korpusit Vullnetar Rus, kishin hyrë në territorin rus përmes rajoneve Belgorod dhe Kursk me automjete të blinduara.

Në mesazhin online, LSR tha se ishte “në sulm”.

LSR gjithashtu pretendoi kontrollin e plotë të fshatit Tyotkino të martën, megjithëse Newsweek shkruan se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimin.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët atë ditë se kishte shmangur sulmet nga “grupet terroriste ukrainase” në rajon. 

Rusia ngre akuza ndaj SHBA-së: Janë planifikuar veprime antiruse pranë ambasadave dhe konsullatave tona

Ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po merr kërcënime dhe veprimet janë të mundshme gjatë zgjedhjeve presidenciale, tha ambasadori në Uashington Anatoli Antonov në programin “Big Game” në Channel One.

"Kemi marrë shumë telefonata dhe kërcënime provokuese. Ne e dimë se janë planifikuar veprime antiruse pranë ambasadave dhe konsullatave dhe do të ketë përpjekje për të depërtuar në territorin e ambasadës sonë.

Thjesht nuk do të funksionojë, bëhet vetëm për të komplikuar zgjedhjet dhe na prish humorin."

Siç njoftoi kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ella Pamfilova, po përgatiten provokime në qendrat e votimit jashtë vendit ku do të votojnë rusët.

Katër kandidatë të regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konkurrojnë për postin e kreut të shtetit: Leonid Slutsky, Nikolai Kharitonov, Vladislav Davankov dhe Vladimir Putin.

PE i jep ultimatum Rusisë: T’i kthejë arin Rumanisë, që ia mori gjatë Luftës së Parë Botërore

Ligjvënësit në Parlamentin Evropian kanë miratuar një rezolutë jodetyruese që thotë se Rusia duhet t’i kthejë Rumanisë arin dhe sende të tjera të vlefshme të trashëgimisë që u dërguan në Moskë gjatë Luftës së Parë Botërore për ruajtje.

Gjatë asaj lufte, Rumania dërgoi me hekurudhë 91.5 tonë metrikë monedha ari dhe shufra në Moskë, së bashku me bizhuteritë dhe thesaret kulturore si vepra arti.

Ari u konfiskua, pasi bolshevikët morën pushtetin në Rusi në 1917. Rezoluta e së enjtes u propozua nga ligjvënësi rumun Eugen Tomac, me mbështetjen e Bankës Kombëtare të Rumanisë.

Tomac e përshëndeti atë si një “votim historik”, megjithëse ka pak shanse që Rumania të rimarrë në të vërtetë arin.

Rusia në panik, lufta futet brenda kufijve të saj, 200 të vdekur në territorin rus, dy sulme brenda tre ditëve, futen në “lojë” shërbimet sekrete të Vladimir Putinit

Lufta ka hyrë dhe në Rusi. Sulmet e forcave të Kievit vazhdojnë në territorin e Federatës. Dje më 14 mars, ushtarët e legjionit " Liria e Rusisë " kryen një inkursion të ri në rajonet Belgorod dhe Kursk. Sipas asaj që raportohet nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë, sulmet u penguan nga ushtria e rregullt, njësitë e Rosgvardia dhe agjentët e shërbimit të sigurisë FSB. Përplasjet më të rënda u zhvilluan pranë fshatrave Tetkino dhe Spodariushino. Partizanët rusë pretenduan se kishin shkatërruar, në vendndodhjen e parë, dy depo municionesh. Autoritetet e Moskës nuk e kanë konfirmuar apo mohuar këtë informacion, duke u kufizuar në raportimin në një shënim për humbjet e pësuara nga forcat pro-Kiev: 195 ushtarë, pesë tanke dhe katër automjete të blinduara. Operacionet tokësore nga ushtarët e linjës ukrainase u paraprinë nga një sulm me dron gjatë natës.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, mbrojtja ajrore e Federatës arriti të përgjojë 14 prej tyre, duke penguar "përpjekjet e regjimit të Kievit për të kryer sulme terroriste". Duket se ka pasur një përsëritje të asaj që ndodhi të martën më 12 mars, kur njësitë e luftëtarëve rusë pro-ukrainas që i përkisnin legjionit "Liria për Rusinë", formacionet vullnetare të "Batalionit Siberian" dhe Rdk (trupat vullnetare ruse) u përpoqën për të kaluar kufirin me Federatën. Përsëri, duket se ata janë ndaluar nga njësitet e shërbimeve të sigurisë dhe forcat e rregullta të armatosura." Disa përpjekje për të shkelur kufirin shtetëror në rajonet Belgorod dhe Kursk u ndaluan, armiku humbi mbi 100 njerëz, gjashtë tanke dhe 20 automjete të blinduara", njoftoi Qendra e Komandës FSB.

Ndryshimi i strategjisë

Fakti që dy sulme të tilla ndodhën brenda tre ditëve është shenja përfundimtare e një ndryshimi në strategjinë e Kievit. Pjesa më e madhe e forcave të tij, duke u marrë me probleme të tilla si mungesa e përforcimeve dhe municioneve, janë dislokuar përgjatë frontit nga Kherson deri në majën veriore të rajonit të Luhansk dhe janë të përkushtuara për të frenuar përparimin e trupave të Putinit. Ideja e ripushtimit të rajoneve të pushtuara është lënë mënjanë për momentin dhe burimet e pashfrytëzuara në vijën e frontit janë përdorur për operacione në territorin e armikut, si sulmet ndaj anijeve dhe infrastrukturave strategjike me përdorimin e dronëve ajrore dhe detare. ose blic në rajonet kufitare.

Rreziku që e pret Putinin

Nga ana tjetër kjo situatë alarmante me të cilën po përballet Rusia, mund të kthehet në “ferr” për Vladimir Putinin. Problemet e tij sa vijnë dhe shtohen. Përveç kësaj, në Moskë akoma po i jepet zë hipotezës tashmë të mundshme se “dora e gjatë” e Vladimir Putin fshihet pas vdekjes së Navalny-t. Ngjarja mund të çojë në një grusht shteti të ri në Moskë, paralajmëroi Ilya Ponomarev, një ish-deputet rus që tani jeton në Ukrainë.

“Përpjekjet e Navalny nuk do të shkojnë kot”, shpjegon aktivisti anti- Putin për BBC, por njerëzit që do të jenë në gjendje të sfidojnë Carin nuk do të jenë figura të “opozitës tradicionale”.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, kërcënimi i vërtetë për Kremlinin ka ardhur nga njerëzit që me të vërtetë luftojnë”, vazhdon Ponomarev, duke përmendur si shembull Legjionin e Lirisë së Rusisë, një grup paraushtarak, një ” lëvizje rezistence urbane” aktive në të gjithë Rusinë. “Kjo është një gjeneratë e re e opozitës ruse,” tha Ponomarev, duke shtuar se ai ishte i sigurt se së shpejti do të kthehej në Rusi “me një tank ose një automjet të blinduar”, duke nënkuptuar se mund të ketë një kryengritje të armatosur. Dhe ai u bëri thirrje politikanëve perëndimorë që të kuptojnë “se kjo luftë mund të përfundojë vetëm në një mënyrë: me largimin e Putinit nga detyra dhe shkatërrimin e Putinizmit”. Gjithçka mbetet të shihet, por me mbështetjen perëndimore në Ukrainë, Rusia po shkon drejt shkatërrimit dhe probleme shumë të mëdha po i hapen dita-ditës.

Aktivistit të burgosur rus, 70 vjeç, i kërkohet të luftojë në Ukrainë, thotë grupi i tij

Aktivistit të burgosur rus për të drejtat e njeriut, Oleg Orlov, i është kërkuar ta nënshkruajë një formular që thotë se ai është i gatshëm të luftojë në Ukrainë, megjithëse është 70-vjeçar, tha të premten organizata e tij.

Orlov, lider i grupit për të drejtat e njeriut Memorial, i cili e ka fituar çmimin Nobel për Paqe më 2022, u dënua muajin e kaluar me dy vjet e gjysmë burgim për gjoja “përbuzjen e forcave të armatosura”, pasi kishte marrë pjesë në demonstratat kundër luftës dhe e kishte publikuar një shkrim në të cilën tha se Rusia ishte zhytur në fashizëm.

Memorial tha se Orlovit iu kërkua në një qendër paraburgimi, ku është duke u mbajtur tani për tani, ta nënshkruajë formularin i cili thotë se ai është i gatshëm të marrë pjesë në “operacionin e posaçëm ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.

Ky grup nuk tregoi se kush i kishte kërkuar saktësisht ta nënshkruajë atë dokument.

Orlovi “pyeti duke qeshur nëse ata e kishin bezdi moshën e tij – këtë vit ai do t’i mbushë 71 vjet. Ata u përgjigjën se nuk i bezdiste asgjë”, tha Memorial.

“Orlov, natyrisht, shkroi: ‘Nuk pajtohem’”.

Dhjetëra mijëra të burgosur rusë janë regjistruar për të luftuar për ushtrinë ruse, ose si mercenarë në Ukrainë, prej se Moska e nisi pushtimin e shtetit fqinj para dy vjetëve.

Nuk është e qartë nëse ftesa për Orlovin ishte serioze, apo kishte për qëllim ta frikësonte atë.

Memorial, i themeluar më 1989 për t’i dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Bashkim Sovjetik, e ka cilësuar rastin gjyqësore kundër Orlovit si tentim “për t’ia mbyllur gojën lëvizjes për të drejtat e njeriut në Rusi”.

Ky grup tha se Olevi po mësohet me jetën në një qeli të vogël së bashku me 10 persona të tjerë dhe se të burgosurit e tjerë po e trajtojnë atë me respekt dhe po i drejtohen me fjalën “batya”, një emër përkëdhelës për babanë.

Rusia sanksionon profesorin e njohur amerikan

Ministria e Punëve të Jashtme ruse ka vendosur e sanksione ndaj disa qytetarëve amerikanë.

Në mesin e tyre është edhe profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Edward Joseph.

“Nga sot, më ndalohet zyrtarisht hyrja në Rusi. Hyrja nën lëkurën e Kremlinit nga këtu në Ballkan. Mirënjohës për Ministrinë e Jashtme Ruse që më bëri të drejtë fillimin e mesit”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse, njofton se në listën e të sanksionuarve amerikanë janë 227 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat