Aksident tragjik në Spanjë/ Kamioni përplaset me makinën e policisë, 6 të vdekur

Evropë

Aksident tragjik në Spanjë/ Kamioni përplaset me makinën e policisë, 6 të vdekur

Më: 19 mars 2024 Në ora: 12:21
Foto nga takimi

Gjashtë persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përfshirë dy policë spanjollë, pranë Seviljes, kur një kamion u përplas me një postbllok policie.

Ndërsa tre policë të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas mediave spanjolle, policët po kryenin kontrolle rutinë rrugore, në kuadër të fushatës për të luftuar trafikun e drogës, kur një kamion u përplas me ta. Nga kontrollet rezultoi se shoferi i mjetit, i cili u arrestua, nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

Incidenti vjen një muaj pasi dy policë spanjollë vdiqën në det në rajonin Cádiz kur trafikantët e drogës përplasën varkën e tyre me një varkë patrullimi gjatë një ndjekjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat