​Publikimi i fotove të rreme pornografike, Giorgia Meloni ftohet në gjyq

Evropë

​Publikimi i fotove të rreme pornografike, Giorgia Meloni ftohet në gjyq

Më: 21 mars 2024 Në ora: 21:48
Giorgio Meloni

Kryeministrja italiane Giorgio Meloni është ftuar të dëshmojë në procesin gjyqësor ndaj dy personave të akuzuar për falsifikim të fotove të saj pornografike duke i publikuar ato në internet.

Në procesin gjyqësor në Sasri të Sardenjës, Meloni kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim si palë e dëmtuar, të cilat nëse fitohet në gjykatë, do t'ia dhurojë fondit të Ministrisë së Brendshme për gratë viktima të dhunës në familje, tha avokatja e saj Maria Giulia Marongi.

Në vitin 2020, policia italiane identifikoi babanë dhe djalin që publikuan foto të rreme të Melonit në një ueb sajt pornografik në SHBA duke gjurmuar të dhënat e tyre të telefonit mobil.

Marongi tha se vendimi i Melonit për të ndjekur çështjen do të dërgojë një mesazh për gratë që janë viktima të një abuzimi të tillë që ato të mos kenë frikë të paraqesin ankesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat