Romë, Papa Françesku nuk merr pjesë në ceremoninë “Udha e Kryqit”

Evropë

Romë, Papa Françesku nuk merr pjesë në ceremoninë “Udha e Kryqit”

Më: 29 mars 2024 Në ora: 22:50
Papa Françesku

Papa Françesku nuk mori pjesë në procesionin e së Premtes së Mirë ‘Udha e Kryqit’ te Koloseu në Romë.

Zyra e shtypit në Vatikan ka njoftuar se Papa Françesku ka munguar për të “ruajtur shëndetin e tij” përpara Pashkëve.

“Për të ruajtur shëndetin e tij në funksion të vigjiljes nesër dhe meshës të dielën e Pashkëve, Papa Françesku do të ndjekë Via Crucis në Koloseum këtë mbrëmje nga Casa Santa Marta”, thuhet në një deklaratë nga zyra e shtypit e Vatikanit.

Papa Françesku anuloi pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e Via Crucis në Romë në minutën e fundit , tha Vatikani, pas frikës nga ndonjë përkeqësim i shëndetit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat