Pamjet/ Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus që kushton mbi një milion euro

Evropë

Pamjet/ Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus që kushton mbi një milion euro

Më: 12 prill 2024 Në ora: 06:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Forcat ukrainase po vazhdojnë me sukses të ballafaqohen me pushtuesit rus.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë qindra mijëra video të betejave të ndryshme dhe disa prej tyre i takojnë rrethit të Avdiivka.

Ky rajon është bërë pikë diskutimi së fundit, pasi që ukrainasit u larguan shkaku i sulmeve të rusëve.

Megjithatë ukrainasit po vazhdojnë të shkatërrojnë mjetet ushtarake ruse duke i goditur me dronë.

Ushtarët ukrainas të Brigadës së III-të sulmuese shkatërruan/dëmtuan një tank T-72, mjete ushtarake BMP-2 dhe MT-LB, mallra dhe vetura pasagjerësh të rusëve në Avdiivka.

Theksojmë se tanku T-22 kushton 1.2 milion euro ndërsa mjetet ushtarake rreth 500 mijë euro.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat