Përmbyset autobusi dykatësh në Gjermani, lëndohen 27 nxënës

Evropë

Përmbyset autobusi dykatësh në Gjermani, lëndohen 27 nxënës

Më: 21 prill 2024 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Një autobus dykatësh në Gjermani  që transportonte nxënës të shkollave të mesme për në Britani u përmbys.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit dhe 27 nxënës, raporton Welt, përcjell klankosova.tv

Sipas policisë gjermane, tre vajza dhe një djalë kanë pësuar lëndime të rënda. Ata janë shtruar në spital, por jeta e tyre nuk është në rrezik.

Me plagë të lehta në spital ka përfunduar edhe drejtuesi i autobusit.

Në total, në autobus ishin 67 nxënës të moshës 14 deri në 15 vjeç dhe pesë mësues. Autobusi po udhëtonte nga Marburgu për në Angli, por në autostradën A45 doli nga rruga dhe u përmbys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat