Sulm me armë: Vriten tre persona në spitalin turk

Evropë

Sulm me armë: Vriten tre persona në spitalin turk

Më: 24 qershor 2016 Në ora: 17:18
Policia turke

Një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një farmacie në një spital universitar turk në kryeqytetin Ankara, duke lënë të vrarë tre persona dhe duke plagosur rëndë një tjetër, njoftoi agjencia e lajmeve turke Dogan.

Nuk është bërë ende e qartë arsyeja e sulmit, mirëpo agjencia turke raporton se personat kishin mosmarrëveshje personale midis punonjësve të spitalit.

Ekipet e policisë janë dërguar në vendin e ngjarjes.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat