Predikuesi nga Bosnja dënohet me 20 vjet burg për terrorizëm

Evropë

Predikuesi nga Bosnja dënohet me 20 vjet burg për terrorizëm

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 10:44
Burgu

Predikuesi mysliman Abu Tejma me origjinë nga Bosnja është dënuar me 20 vjet burg në Austri për shkak se i takonte dhe rekrutonte ushtarë të rinj për në ISIS.

Prokurori publik ka thënë se 34 vjeçari “u ka shpërlarë trurin” dhjetëra njerëzve të moshës mes 14 dhe 30 vjeç, ndërsa një numër prej tyre i ka rekrutuar për në Siri, bën të ditur AFP.    

 Prokuroria bën të ditur se Tejma ka ikur nga Bosnja dhe ka shkuar në Vjenë pas rënies së ish Jugosllavisë.

 Ai është arrestuar gjatë një operacioni të policisë austriake në vitin 2014.

autoritetet në Austri dyshojnë se në këtë shtet gjenden rreth 250 njerëz të lidhur me xhihadistët nga të cilët shumica janë nga Çeçenia dhe Bosnja.

Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë bën të ditur se në radhët e ISIS-it kanë vdekur 40 njerëz nga Austria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat