“Vajzat e mia i panë trupat, kishte shumë”

Evropë

“Vajzat e mia i panë trupat, kishte shumë”

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 15:33
Sulmi në Nicë

Amerikania Julie Holland, e cila ishte me pushime në Nice të Francës, bashkë me dy vajzat e saja, ka rrëfyer për skenat që pa atje pas masakrës së mbrëmshme ku një franko-tunizian mbyti me kamion 84 persona.

Ajo tha për The Guardian se fillimisht pa kamionin që po lëvizte me shpejtësi të madhe në mes të turmës.

“Ne dëgjuam britma dhe njerëzit filluan të ikin brenda restorantit ” tha ajo “Ne u fshehëm në kuzhinë prapa dhomës”

“Sapo të shtënat ndaluan në shkuam nga dera e pasme në një hotel poshtë rrugës. Një polic në fund na shoqëroi përsëri në hotelin ku qëndronim rreth orën 3 të mëngjesit. Kishte trupa kudo. Vajzat e mia i panë trupat. Shumë prej tyre”, përfundon rrëfimin amerikania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat