Momenti i dorëzimit të ushtarëve turq

Evropë

Momenti i dorëzimit të ushtarëve turq

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 09:04
Pamje nga dorëzimi i ushtarëve

Bllokimi i urave mbi Bosfor ishte ndër veprimet e para të ndërmarra nga organizatorët e grushtit të shtetit.

Një njësi prej 60 ushtarësh dhe disa tanke u vendosën në këtë pikë që lidh dy pjesët e Stambollit duke bllokuar krejtësisht qarkullimin.

Bllokimi zgjati përgjatë gjithë natës dhe me daljen e diellit dhe ndoshta marrjen e lajmit që grushti i shtetit dështoi, ushtarët e vendosur mbi ura u dorëzuan.

Momenti i dorëzimit të tyre u shfa drejtpërdrejtë në televizionet turke dhe ato ndërkombëtre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat