Shkon në 290 numri i të vdekurve në Turqi

Evropë

Shkon në 290 numri i të vdekurve në Turqi

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 22:45
Foto nga ngjarja

Ka shkuar në 290 numri i viktimave nga tentativa për grusht shtet në Turqi.

Mediat turke shkruajnë se midis viktimave, 100 janë puçistë , ndërsa pjesa tjetër janë civilë.

Sipas medieve turke, nga grusht  shteti  i ndodhur mbrëmjen e së premtes (15 korrik), kanë mbetur të plagosur edhe 1 mijë e 400 persona.

Përpjekja për grusht shteti nisi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të premtes, për të përfunduar pak orë më vonë.

Ushtarët u dorëzuan një e nga një në mes të rrugës dhe shumica prej tyre nuk e dinin pse kishin dalë në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat