FMN thirrje për “moscënimin” e institucioneve demokratike në Turqi

Evropë

FMN thirrje për “moscënimin” e institucioneve demokratike në Turqi

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 19:15
FMN

FMN-ja bëri sot thirrje për “ruajtjen” e institucioneve demokratike në Turqi, “shtyllë kryesore” e progreseve ekonomike të vendit, disa ditë pas përpjekjes së grushtit të shtetit duke shkaktuar një paqëndrueshmëri finaciare.

Është shumë e rëndësishme të ruajmë institucionet demokratike në Turqi. Ato përfaqësojnë një nga shtyllat e progreseve ekonomike që vendi ka shënuar gjatë viteve të fundit”, u shpreh kryefinancieri i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Maurice Obstfeld.

“Nuk dëshirojmë që progreset e arritura të vihen në rrezik”, shtoi ai, duke prezantuar parashikimet e fundit ekonomike globale të FMN-së.
Përpjekja e puçit ushtarak në Turqi u ndal nga autoritetet duke shkaktuar luhatjen e tregjeve, nën shqetësimin e pasojave indirekte mbi ekonominë e rajonit dhe transportin e naftës.
“Ne konstatojmë një situatë paqëndrueshmërie në tregjet financiare”, u shpreh Obstfeld, duke siguruar në kthimin drejt normalitetit në sajë të ndërhyrjes së autoriteteve turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat