Estonia zgjat presidencën e radhës së BE-së pas tërheqjes së Londrës

Evropë

Estonia zgjat presidencën e radhës së BE-së pas tërheqjes së Londrës

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 17:46
Ilustrim

 Estonia do të zgjasë presidencën e radhës edhe gjashtë muaj të tjera për të zëvendësuar kreun e këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të 2017, një rol që i takonte Britanisë së Madhe, pasi u tërhoq zyrtarisht nga ana e saj për të marrë presidencën e radhës së BE-së, njoftoi sot një zëdhënës i Këshillit Evropian.

Ambasadorët e 28 shteteve anëtare pranë Bashkimit Evropian ranë dakort që presidenca e Estonisë të zgjatej edhe gjashtë muaj për të përmbushur funksionin e Britanisë së Madhe.

“Presidencat e radhës do të vijojnë sipas rendit të parashikuar së fundmi”, saktësoi ai. Rezultati i takimit të sotëm të ambasadorëve në Bruksel pritet të zyrtarizohet me shkrim”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat