“Gjermania rrezikohet nga sulmet terroriste”

Evropë

“Gjermania rrezikohet nga sulmet terroriste”

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 18:56
Thomas De Maiziere

Riadh u qëllua për vdekje nga policia, teksa mbante në dorë një sëpatë dhe një thikë.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas De Maiziere ka paralajmëruar se shteti gjerman mund të goditet nga ana e grupeve të caktuara radikale, që kanë gjetur terren në vend.

De Maiziere u shpreh kështu, pas sulmit të ndodhur në një tren në Bavari, ku një migrant afgan sulmoi njerëzit.

Muhamed Riadh plagosi shtatë udhëtarë, nga të cilët dy janë në gjendje kritike për jetën.

Riadh u qëllua për vdekje nga policia, teksa mbante në dorë një sëpatë dhe një thikë.

Në rrjetet sociale, u shfaq një video ku tregohej se emigranti afgan mund të ishte një ushtar i ISIS-it.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi, Muhammad Riadh, bërtiti ” Allahu Ekber ” ( Zoti është i madh ) 3 herë.

ISIS-i pretendon se Riadh është një ndjekës i rreptë i rregullave të grupit militant islamik.

Lidhur me rastin, De Maiziere tha se adoleshenti mund të jetë nxitur nga propaganda e ISIS-it.

Ministri i Brendshëm gjerman theksoi se sulmi me sëpatë në tren ka gjasa të jetë “fillimi i një terrori”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat