Frika nga puçi ri: Aeroplanët turq kërkojnë 14 anijet e zhdukura luftarake

Evropë

Frika nga puçi ri: Aeroplanët turq kërkojnë 14 anijet e zhdukura luftarake

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 20:02
Aeroplanët turq

Reuters raporton se aeroplanët turq kanë hyrë thellë në ujërat greke në detin Egje.

Aeroplanët ushtarak turq F-16 kanë fluturuar sot për të gjetur 14 anijet luftarake turke që dyshohet se janë marrë nga puçistët.

Reuters raporton se aeroplanët turq kanë hyrë thellë në ujërat greke në detin Egje.

Detaje tjera deri me tash nuk janë bërë të ditur, raporton Reuters.

Në anën tjetër, agjencia AFP thekson se aeroplanët F-16 kanë tentuar që të ndalojnë dy anije që ishin nisur drejt ujërave greke.

Një sasi e madhe e pajisjeve ushtarake, armë dhe një numër i madh i anijeve janë marrë peng dhe janë përdorur gjatë puçit të dështuar ushtarak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat