Turqi, arrestohen edhe dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Evropë

Turqi, arrestohen edhe dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 22:25
Protesta në Turqi

Dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë arrestuar sot në Stamboll, njofton televizioni turk NTV.

Me këtë në Turqi po vazhdohet pastrimi në gjykata, ushtri dhe shërbime civile pas puçit të dështuar të 15 korrikut.

 Pas kësaj date në Turqi deri më tani rreth 60 mijë ushtarë, policë, gjyqtarë, zyrtarë dhe mësimdhënës janë suspenduar, arrestuar ose janë nën hetime.

 Ndërkohë që sot në Ankara është mbajtur mbledhja e Këshillit  për Siguri

Kombëtare dhe siç është bërë e ditur më herët presidenti Rexhep Taip Erdogan pas mbledhjes do të bëjë publike “vendime të rëndësishme”.

takimi është mbajtur në pallatin presidencial në Ankara dhe ka zgjatur gati pesë orë dhe atë e ka kryesuar presidenti Erdogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat