Arrestohet një nga sulmuesit në hotelin ku po qëndronte Erdogan

Evropë

Arrestohet një nga sulmuesit në hotelin ku po qëndronte Erdogan

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 13:11
ilustrim

Saribey u zbulua gjatë një kontrolli në rrugë, dhe pas vërtetimit të identitetit u privua nga liria

Oficeri Ali Saribey, njëri nga pjesëmarrësit në sulmin ndaj hotelit në Marmaris ku po qëndronte presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an të premten në mbrëmje gjatë tentimit të grusht shtetit të cilin tentoi ta kryej një grup brenda ushtrisë e lidhur me organizatën terroriste Fetullahçi -Strukturat paralele shtetërore (FETO/PDY), është arrestuar në afërsi të qytetit Mugla, raporton Anadolu Agency (AA).

Saribey u zbulua gjatë një kontrolli në rrugë, dhe pas vërtetimit të identitetit u privua nga liria.

Gjatë arrestimit në Ulu pranë qytetit Mugla, Saribay nuk ka qenë në uniformë ushtarake.

Tek i arrestuari janë gjetur dhe konfiskuar armë, mëson AA.

Ndërkohë, ushtarët puçistë të cilët pas grusht shtetit të pasuksesshëm u arratisën në Greqi sot dolën para gjykatës së atjeshme.

Tetë ushtarët besnik të organizatës terroriste FETO/PDY në sallën e gjykatës janë sjellë me pranga në duar ndërsa fytyrat i kanë mbuluar me pjesë të veshjes. Procedura për ekstradimin e tyre në Turqi filloi më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat