Dorë për dore përpara tankeve

Evropë

Dorë për dore përpara tankeve

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 15:20
62 vjeçari Rifat dhe 61 vjeçarja Mine Özer

Çifti thotë se kanë parë tym në rajonin e policisë që dukej nga dritarja e tyre dhe më pas shtojnë se ishte koha që ti dilnim zot atdheut. ''Morëm abdest, përgatitëm çantën dhe ikëm drejt godinës kryesore të AK Partisë”, kanë thënë ata.

Natën e 15 korrikut për të mbrojtur demokracinë dhe për të dalë kundër tentativës për grusht shteti bashkë me shumë qytetarë të tjerë kishin dalë edhe 62 vjeçari Rifat dhe 61 vjeçarja Mine Özer të cilët janë prej 42 vjetësh shokë jete. Ata mbetën të plagosur.

Në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency Mine Özer thotë se pas një telefonate nga vajza e tyre ata kanë mësuar së është bombarduar rajoni policor i forcave speciale në Gölba?? të Ankarasë.

Çifti thotë se kanë parë tym në rajonin e policisë që dukej nga dritarja e tyre dhe më pas shtojnë se ishte koha që ti dilnim zot atdheut. ”Morëm abdest, përgatitëm çantën dhe ikëm drejt godinës kryesore të AK Partisë” kanë thënë ata.

Pas thirrjes se Presidentit për të dalë në rrugë dhe pasi dëgjuan se është bombarduar selia e Presidencës çifti Özer thotë se janë drejtuar drejt vendit ku ndodhet kompleksi i Presidencës së Turqisë.

Duke theksuar se në këtë vend janë gjendur përballë ushtarëve që përdornin një tank, Emine Özer në vijim tha: ”Duke e parë në sy ushtarin i thash: ‘Biri im çdo ti këtu? Unë jam nëna jote. Ne ju duam shumë juve. Përse hapni zjarr këtyre tradhtarëve? pas kësaj pyetjeje ushtarët filluan të qëllojnë mbi ne”.

Özen tregon se ka parë me sytë e saj që një tjetër civil ka mbetur poshtë tankut. Ajo thekson se bashkëshorti është plagosur gjatë hapjes së zjarrit nga ana e ushtarëve.

– “Nëse është e nevojshme dal përsëri në shesh”

Ndërsa bashkëshorti në fjalën e tij thotë se atë e ka dërguar një minibus në spital.

“Nëse një ngjarje e tillë ndodh përsëri, un përsëri do të jem në rrugë. Un kam votuar për Presidentin Recep Tayyip Erdo?an. E dua AK Partinë. Shumë të drejta që i kishim humbur na i ri dhanë mbrapsht. Edhe nëse në vend të tij të ishte një tjetër lider dhe në vend të AK Partisë të ishte një tjetër parti, qoftë kjo edhe CHP un do të isha në shesh. Qëllimi im është mbrojtja e atdheut. Synimi jonë është ti dorëzojmë pasardhësve tanë një vend të sigurt” është shprehur ai.

– Doja të shpëtoja bashkëshorten”

Rifat Özer tregon se gjatë ngjarjeve të asaj nate në momentin që është plagosur ka qenë përballë tankut dhe më pas sapo ka filluar të qëllohet drejt turmës ai ka vrapuar drejt bashkëshortes së tij. ”Pashë që bashkëshortja ra në tokë. Kur rifilloi zjarri u hodha lart saj. Në atë moment mendova që për të mbledhur familjen të paktën njëri prej nesh duhet të jetonte. U bëra mburojë pasi mendoja që ajo do ta bënte këtë gjë” thotë Rifat Özer.

Duke nënvizuar se ai ka përjetuar edhe grushtin e shtetit të 12 shtatorit të 1980-ës, Özer në vijim ka thënë se në atë kohë ai është shkarkuar nga puna ku punonte në Ministrinë e Mirëqenies Sociale si specialit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat