(E plotësuar)- Një prift 92 vjeçar është vrarë nga dy islamikë të cilët i prenë fytin, pasi u futën në kishë dhe mbajtën disa pengje.
Pesë persona, përfshirë priftin, dy murgesha dhe dy famulltarë janë mbajtur peng në kishën Saint-Etienne-du-Rouvray, afër Rouen, në Francë, transmeton Bota Sot.
Prifti vdiç pasi u pre me thikë në fyt, ndërsa një tjetër po lufton me jetë në spital, raporton DailyMail.
Sulmuesit jamë ‘neutralizuar’ gjatë një operacioni dramatik policor.
Sipas mediave franceze, njëri nga burrat ishte veshur me veshje islamike, andaj njësia antiterrosite ka marrë përsipër hetimin e rastit./BS/
Vriten pengmarrësit në kishën franceze
Dy burra të armatosur që morën pengje në një kishë pranë Rouen në Francën veriore tani janë të vdekur, thonë burime policore, raporton BBC.
Pengmarrësit janë raportuar të ketë qenë duke mbajtur nga katër deri në gjashtë njerëz në kishë në Saint-Étienne-du-Rouvray, përcjell Bota Sot.
Një prift dhe dy motra, si dhe persona të tjerë që gjendeshin në kishë, ishin në mesin e atyre që mbahen, thanë mediat lokale./BS/
Pengmarrje në një kishë të Francës
Dy persona të armatosur kanë marrë peng persona të tjerë në një kishë pranë Rouen në Francën veriore.
Reuters citon një burim të policisë të ketë thënë se katër ose gjashtë persona janë duke u mbajtur nga burrat në kishën e Saint-Étienne-du-Rouvray.
“France 3” raporton se një prift dhe dy motra të nderit si dhe besimtarë janë në mesin e atyre që po mbahen në këtë kishë, raporton BBC.