Pengmarrësit vranë priftin në kishën në Francë

Evropë

Pengmarrësit vranë priftin në kishën në Francë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 26 korrik 2016 Në ora: 12:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një prift është vrarë nga sulmi nga dy burra të armatosur në kishën në afërsi të Rouen në Francën veriore, thonë policia dhe mediat franceze.

Personat e armatosur kishin hyrë në kishën Saint-Etienne-du-Rouvray gjatë meshës, duke mbajtur peng priftin, dy motra nderi dhe disa persona që ishin aty, përcjell Bota Sot.

Televizioni francez raporton se janë dëgjuar të shtëna armësh dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pengmarrësit janë gjetur të vdekur.

Zona është rrethuar dhe policia u ka kërkuar njerëzve që të rrinë larg.

Presidenti i Francës, Francois Hollande and ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve janë nisur për në vendin e ngjarjes, për tu informuar nga policia./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat