Orban: Imigrantët nuk janë zgjidhja, janë problemi

Evropë

Orban: Imigrantët nuk janë zgjidhja, janë problemi

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 00:11
Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban përsëriti sot qëndrimin e tij të ashpër ndaj imigrantëve duke refuzuar çdo politikë evropiane që do të detyronte vendin e tij të pranonte refugjatë.

“Për ne imigracioni nuk është zgjidhje, por problem (…)”, deklaroi Orban gjatë takimit me kancelarin austriak, Christian Kern.

”Nuk ka nevojë për një politikë të përbashkët evropiane për imigracionin. Kush ka dëshirë të marrë imigrantë, le t’i marrë, por mos na detyroni edhe ne të bëjmë këtë gjë”, theksoi ai.

”Çdo imigrant është një rrezik potencial terrorizmi”, tha Orban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat